Fillon zbatimi i punimeve restauruese-konservuese në shtëpinë e familjes Koci

27 shkurt 2020 | 13:39

Pas vlerësimeve të bëra nga zyrtar të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kanë filluar të zbatohen punimet për ndërhyrje restauruese-konservuese në shtëpinë e familjes Koci.

Kjo ndërtesë gjendet brenda Qendrës Historike te Prizrenit, respektivisht ne lagjen e Potokmahalles të qytetit të Prizrenit.

Bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, monumenti në fjalë konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX, dhe i përket shtëpive me zgjidhje të veçantë, e cila ka shërbyer dhe akoma shërben për banim. Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës me elemente dhe daljet në formë erkeri paraqesin tiparet kryesore artistike të kësaj ndërtese. Në kuadër të parcelës së familjes Koci gjendet shtëpia, oborri dhe nyja sanitare.

Kjo ndërtesë i është nënshtruar procesit të restaurimit dhe konservimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive-intervenimet emergjente, financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iva Aliko është ndër të paktat femra të showbizz-it, në…