Fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve shkruajnë historinë

13 qershor 2022 | 22:22

Shkruan: Ismail Syla

Në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës edhe njëherë  doli në pah fenomeni i shkrimit të historisë nga fitimtarët. Mjerisht fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve.

Fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve, Albini, Vjosa Donika, nuk mund të mbijetojnë poltikisht pa ekzistencën e kundërshtarit, “armikut” në horizont. Deri dje “armiku” ishte lidershipi i UÇK~së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Fitimtarët e përkohshëm, duke qenë se opozitën aktuale nuk e shohin si “armik” të denjë, atëherë si kompensim të objektivit të tyre kanë zgjedhur Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve do të mbahen mend që erdhën në pushtet duke sharë, fyer dhe etiketuar lidershipin e UÇK-së. Nuk patën fatin historik së paku të identifikohen si politikanë që erdhën në pushtet duke sharë Serbinë pushtuese.

Jo, sepse Kosovën e çliruan liderët që sot mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar…