Fitojnë Ballkani dhe Gjilani

04 korrik 2020 | 19:24

Ballkani mori fitore me rezultat 5:1, falë het-trikut të shënuar nga Blend Baftiu, në ndeshjen kundër Dukagjinit, që radhitet në fund të tabelës, për ta vazhduar kështu ëndrrën për titull të kampionit këtë sezon.

Ballkani i Ismet Munishit e nisi ndeshjen kundër Dukagjinit në Klinë në orën 17:00, i vetëdijshëm se s’duhet të lejojë befasi nëse dëshiron ta vazhdojë ëndrrën për titull, pas fitores së Prishtinës të premten, raporton Gazeta Express.

Por, skuadra e Munishit nuk dështoi në qëllimin për të bërë presion ndaj lideres Dritës dhe arriti të marrë fitore bindëse me rezultat 4:0 në Klinë.

Heroi i ndeshjes ishte ylli i skuadrës Blend Baftiu, i cili shënoi het-trik në këtë ndeshje – të parin nga gjuajtja e lirë dhe dy të tjera nga pika e penalltisë. Me këto gola, Baftiu vazhdo

Në fitoren e Ballkanit kontribuoi edhe Ermal Krasniqi, i cili e shënoi një gol të bukur për ta dërguar rezultatin në 3:0, dhe Artur Magani i cili shënoi për 5:0. Ndërsa, golin e ngushëllimit për Dukagjinin e shënoi Granit Elezaj.

Ballkani tani radhitet në pozitën e tretë, mirëpo është me vetëm dy pikë dallim nga Drita, e cila megjithatë s’e ka zhvilluar ende përballjen e kësaj xhiroje. Ndërkohë, Dukagjini mbetet edhe më tutje në fund të tabelës, me vetëm 10 pikë të fituara.

Gjilani arriti të shënojë fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Feronikelit, për ta vazhduar kështu ëndrrën për t’u shpallur kampion i Kosovës dhe të arrijë kualifikimin në gara evropiane.

Në minutën e 23-të të ndeshjes, Sebino Plaku shënoi dhe e zhbllokoi ndeshjen në Drenas, pas një gabimi të portierit Troshupa.

Golin e qetësisë për Gjilanin e shënoi Muhamed Useini në minutën e 69-të të ndeshjes, kur portieri Troshupa gaboi sërish.

Pas këtyre dy gabimeve, Tovërlani e largoi nga loja Troshupa dhe në vend të tij hyri Smakiqi dhe më asnjëra skuadër s’arriti të shënojë gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës…