Fitojnë Dukagjini dhe Trepça ‘89

09 nëntor 2022 | 15:24

Fitore sot në Superligë kanë shënuar edhe Dukagjini dhe Trepça ’89 në përballje me Drenicën, përkatësisht Ferizajn.

Skuadra nga Klina, Dukagjini e mposhti Drenicën me rezultat 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Altin Merlaku, në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë tetuan të barazojnë rezultatin por pa ndonjë sukses. Pas kësaj ndeshje Dukagjini është në vendin gjashtë me 18 pikë, ndërsa Drenica është dy pozita me poshtë me 17 pikë, raporton “Epoka e re”.

Fitore të madhe ka shënuar Trepça ’89 ndaj Ferizajt (2-3). Të parët në epërsi në pjesën e parë kaluan mysafirët me golin e Albion Pllanës, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin me anë të një penalltie të realizuar nga Pandiq. Fazliun dhe Ojekambin shënuan dy gola të shpejtë për mysafirët, derisa Ferizaj shënoi edhe golin e dytë me anë të Fazliut për rezultatin final 2-3. Ferizaj është në vendin e fundit më 12 pikë, kurse Trepça ’89 renditet e shtata më 18 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re dialogut mes Kosovës…