Fitojnë Lakersat, Clippersat dhe Miami

06 janar 2020 | 12:12

Fitorja e pestë radhazi në kampionat për Lakersat, që e mundën me rezultat 106-99 Detroitin, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan Davis me 24 pikë e 11 rebound si dhe James, me një “triple double” (21 pikë, 14 rebound e 11 asistime). Me fitore kundërpërgjigjet edhe ekipi tjetër i Los Angelosit, ai i Clippersave, që e mundi me rezultat 135-132 New York, me George e Harrell që së bashku realizuan 70 pikë.

Pa probleme fitore ka shënuar edhe Miami, që e mundi me rezultat 122-111 Portlandin, duke qëndruar në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të Miamit realizuan mbi 10 pikë, me Dragiq që realizoi 29 pikë e 13 asistime.

Skuadra e Memphis, falë 30 pikëve të Valanciunas, që e mundi me rezultat 121-114 Phoenix (Booker 40 pikë, por që mbetën për statistikë). Fiton edhe Minnesota, ndaj Clevelandit (118-103), ndeshje ku diferencën e bënë Dieng me 22 pikë e Napier me 21 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Clippers – New York       135-132
Miami – Portland            122-111
Cleveland – Minnesota   103-118
Phoenix – Memphis        114-121
Lakers – Detroit               106-99

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Olimpike janë ngjarja më e rëndësishme sportive në botë.…