Fiton miliona euro në vit, nuk do ta besoni se ku ka drekuar Mourinho

28 tetor 2021 | 13:53

Mbrëmjen e djeshme Roma triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Salernitanës në transfertë, me Jose Mourinhon në tribunë i cili ishte i skualifikuar pas atij kartoni të kuq të marrë ndaj Napolit.

Ajo që bie më shumë në sy është një postim i “The Special One” i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram” ka postuar një foto duke drekuar në një shkallë me ushqim katering dhe me një pije freskuese.

Në postimin e tij ai shkruan se loja mbaroi me 3 pikë me një ushqim të këndshëm që nuk mundet dot që të drekojë në dhomat e zhveshjes dhe me një “fëmijë” më shumë si Ohene Afena Gian Feliks, lojtarin e ri që debutoi dje me fanellën e Romës:

“Loja përfundoi… 3 pikë… Ushqim i këndshëm (nuk mund të shkoj në dhomën e zhveshjes) dhe një fëmijë më shumë @ohenegyanfelix_”, ka shkruar Mourinho.

Ajo që bie më shumë në sy është thjeshtësia e tij duke e shfaqur publikisht edhe pse ai përfiton miliona euro në sezon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dozës së tretë duhet edhe e katërta dhe këtë…