Fitore dramatike e Unitedit ndaj Wolvesit

01 shkurt 2024 | 23:28

Manchester United ka fituar 4-3 në udhëtim te Wolvesi në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Marcus Rashford kaloi Djajtë e Kuq në epërsi me një asistim prej Rasmus Hojlund.

Në minutën e 22-të, Hojlund ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, ndërsa Luke Shaw e gjeti për mrekulli.

Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.

Ujqit ngushtuan epërsinë e Unitedit me golin e realizuar në minutën e 71-të nga penalltia, ndërsa Pablo Sarabia ishte ekzekutuesi.

Lojtarët e Man United menduan se e kishin fituar takimin kur Scott McTominay (75’) shënoi për 3-1, me një asistim nga Bruno Fernandes.

Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ndërsa ngushtuan edhe njëherë epërsinë e tyre, kur shënuan me anë të Max Kilman (85′) për 3-2.

Për të barazuar rezultatin për Ujqit u përkujdes Pedro Neto që realizoi në minutën e 90+5-të për 3-3, mirëpo Kobbie Mainoo (90+7′) ishte heroi i Djajve të Kuq kur realizoi për 4-3

Pas javës së 22-të, Manchester United gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të me West Hamin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, tha…