Fjalim emocionues i Edy Rejas: Do ishim në evropian nëse fitonim në Turqi (video)

15 tetor 2019 | 13:59

Shqipëria siguroi një fitore të madhe përballë Moldavisë, një fitore historike me “poker” golash që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një transfertë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje perfektë ku meritë të padiskutuar për këtë sukses ka dhe Edy Reja.

Në një video të bërë publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, tekniku italian ka pagëzuar lojtarët për gjithçka që dhanë në fushë, jo vetëm në këtë sfidë, por në të gjithë këtë rrugëtim që kanë nisur sëbashku, pengu më i madh mbetet ajo humbje në Turqi.

“Pavarësisht se tifozët iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush. Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Evropë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”, ka thënë Reja.

Fjala e trajnerit #Reja, pas fitores me Moldavinë.

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Dienstag, 15. Oktober 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka pranuar se pret që…