Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999

24 mars 2024 | 09:11

Sot shënohet 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe.

24 vjet më parë NATO ndërhyri për ta ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës.

Më 24 mars bëhen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Në ditën kur fushata e famshme e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, po u shpjegonte amerikanëve pse kjo fushatë ishte e domosdoshme.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.

Ai pati shpjeguar për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, ka shtuar Clintoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të fillimit të…