Flamurtari nuk e mendon humbjen ndaj Feronikelit

22 shtator 2018 | 10:49

Derbi Flamurtari – Feronikeli mund të sjellë ndryshime në krye të renditjes tabelore në Superligën e futbollit. Kuqezinjtë kërkojnë rezultat pozitiv për të mbetur liderë edhe pas xhiros së gjashtë, kurse “Nikli” synon fitoren për ta zbritur Flamurtarin nga froni.

Xhiroja e gjashtë në elitën e futbollit të Kosovës sjell edhe dy ndeshje derbi. Sot (e shtunë), Flamurtari, që është lider në Ipko Superligë, e pret skuadrën e Feronikelit, kurse synimi i kuqezinjve nga kjo ndeshje derbi është të dalin të pamposhtur.

Trajneri Arsim Thaqi pret lojë dhe rezultat të mirë nga skuadra e tij, ashtu sikurse  në pesë javët e parë. “Synimi ynë është të bëjmë lojë të mirë ashtu siç kemi treguar në pesë javët e para të këtij sezoni. Sa i përket rezultatit, besojmë se edhe në këtë takim do të marrim pikë”, ka thënë Thaqi.

Synime të mëdha në ndeshjen ndaj Flamurtarit ka edhe Feronikeli. Mesfushori Alburtint Morina është optimist se skuadra nga Drenasi mund të shënojë fitore

në kryeqytet dhe t’i zbresë kuqezinjtë nga froni. “Sa i përket Flamurtarit, mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për faktin se kjo skuadër po kalon nëpër një formë të mirë, por besoj se kemi potencial për ta marrë rezultatin që dëshirojmë dhe ta rrëzojmë Flamurtarin nga pozita e parë”, ka deklaruar Morina.

Skuadra e Feronikelit, prej pesë ndeshjeve të luajtura, ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime, me një golaverazh prej tetë golave të shënuara dhe vetëm një të pranuar.

Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera Liria – Llapi dhe KEK-u – Drenica, derisa të dielën zhvillohen dy ndeshje: derbi në mes të Dritës dhe Prishtinës dhe ndeshja tjetër Ferizaj – Gjilani.

IPKO SUPERLIGA

Ballkani – Trepça ‘89     0-0
Të shtunën takohen:
15:45 Flamurtari – Feronikeli
15:45 Liria – Llapi
15:45 KEK-u – Drenica
Të dielën takohen:
15:45 Drita – Prishtina
15:45 Ferizaj – Gjilani

LIGA E PARË

Të shtunën takohen:
Trepça – Bashkimi (K)
Vitia – Vushtrria
Onix – Fushë-Kosova
Vëllaznimi – Ramiz Sadiku
Të dielën takohen:
Vllaznia – 2 Korriku
Kika – Drenasi
Arbëria – Dukagjini
Besa – Istogu

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do…