Flick, pasi i shpëton shkarkimit: Triumfojmë në ‘Euro 2024’

08 dhjetor 2022 | 16:58

“Mëkatet” e Gjermanisë në Botëror, eliminimin e turpshëm që në fazën e grupeve, i dyti radhazi, i “lau” të gjitha Oliver Bierhoff, pasi drejtuesit e Federatës së Futbollit vendosën ta konfirmojnë në stol Hansi Flick.

“Jemi të gjithë të bindur se ‘Euro 2024’, që do të zhvillohet në vendin tonë, është një mundësi e shkëlqyer për futbollin gjerman. Objektivi ynë është ta transformojmë këtë turne në sukses sportiv. Kemi besim të plotë se Hansi Flick do ta dominojë në këtë sfidë me stafin e tij”, thuhet në njoftimin e Federatës Gjermane.

Katër herë kampionët e Botës dështuan në Katar, por Flick e ka “brumin” për të ndërtuar një skuadër fituese, sigurisht është në garë me kohën për ta rikthyer Gjermaninë në nivele të larta.

“Unë dhe stafi im jemi besimplotë për Evropianin që do të zhvillohet në vendin tonë. Si skuadër mund të arrijmë shumë më shumë sesa bëmë në Katar. Aty humbëm një shans të mirë, por duhet të na shërbejë si mësim. Dëshirojmë që e gjithë Gjermania të bashkohet me përfaqësuesen në ‘Euro 2024’”, ka deklaruar Flick pas vendimit të Federatës për ta konfirmuar në krye të përfaqësueses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…