Florin Krasniqi u kërkon falje atyre që i dërgoi në LV

13 korrik 2022 | 22:17

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi u ka kërkuar falje personave të cilët i ka dërguar në këtë subjekt politik.

Kështu u shpreh Krasniqi në Debat Plus të RTV Dukagjini, ndërsa po ashtu u pendua duke thënë se nuk e ka ditur që Lëvizja Vetëvendosje e sjell Kosovën në këtë gjendje.

“Unë kam ardhur këtu për të iu kërkuar falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje. Unë iu kërkoj falje se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bie Kosovën në këtë situatë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Krasniqi deklaroi se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë të dëmshme intensivisht për Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë në Shqipëri.…