Foda publikon listën për miqësoret kundër Armenisë dhe Hungarisë

15 mars 2024 | 14:23

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësues së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Përfaqësuesen U21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Përfaqësueses A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë. Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

“Dardanët” do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel “Emerald”, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali. Paraprakisht, të hënën, në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda.

Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshje “Dardanët” do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë. Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.

Lista rezervë:

Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka…