Forma e dobët e Chelseat, trajneri kërcënohet me vdekje

26 shkurt 2023 | 13:45

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka thënë se ai është duke vuajtur mendërisht pasi ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime anonime pas formës së dobët të klubit.

‘Blutë’ kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe së fundi u mposhtën nga skuadra e fundit në tabelë, Southamptoni me rezultat 1-0.

“Më kanë ardhur disa e-maile jo të këndshme, ku thuhet se duan të më shohin të vdekur. Kjo padyshim nuk është e këndshme për t’u përballur”.

“Mund të pyesni familjen time se si ka qenë jeta për mua dhe për ta. Nuk ka qenë aspak e këndshme. Nëse shkoni në punë dhe dikush ju shan, nuk do të jetë e këndshme. Mund të përgjigjesh në dy mënyra. Mund të them që nuk më intereson, por ti e di që po gënjej. Të gjithëve u intereson se çfarë mendojnë njerëzit, sepse ne jemi të prirur të jemi të lidhur shoqërisht”, ka thënë Potter.

Ish-trajneri i Brightonit ka thënë se e-mailet anonime iu kishin referuar edhe familjes së tij.

“Blutë” aktualisht janë në vendin e 10-të në ligë, 11 pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve.

Nën Potterin, i cili është emëruar në shtator pas shkarkimit të Thomas Tuchel, Chelsea ka fituar vetëm nëntë nga 25 ndeshjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbrëmjen e 25 shkurtit, në La Liga u zhvillua…