Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria Kurti shkeli shtatë herë Kushtetutën, është bërë e zakonshme

09 prill 2024 | 10:09

Forumi i Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shtruar një tepih të shkruar “Gjykata Kushtetuese”.

Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës, e cilësuan Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si shkelësit më të mëdhenj të aktit më të lartë juridik në vend.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se në vend të urimit sot Qeverisë duhet t’i rikujtohet se Kushtetuta është shkelur shtatë herë nga kjo qeveri.

“Sot jemi këtu para objektit të Qeverise së Kosovës me një aksion simbolik në Ditën e Kushtetutës. Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë ne kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha, se është caktuar një datë…