(Foto/Videoreportazh, nata LIII në Prishtinë) Vazhdon qarkullimi i veturave sikur në kohët më të mira

27 gusht 2020 | 23:36

Deri në kohën kur po raportojmë (23:10) qarkullimi i veturave në Prishtinë vazhdon të jetë i njëjtë sikur në kohët më të mira.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat kufizuese në luftën kundër pandemisë Covid-19, por ato po respektohen shumë pak nga qytetarët edhe përkundër faktit se numri i rasteve të infektimeve dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë, “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 534 mostra prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut në mbledhjen e…