(Foto/Videoreportazh, nata XLIX në Prishtinë) Lëvizje të pavarura në kryeqytet

23 gusht 2020 | 23:09

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka vendosur kufizim të lëvizjes në luftën kundër koronavirusit, qytetarët nuk po i respektojnë këto masa. Në natën e dyzetë e nëntë të këtyre masave, lëvizjet ishin të pavarura nga çfarëdo kufizimi pandemik, në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të dielën se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 448 mostra, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në…