FShF-ja kontakton Safet Susiqin

28 mars 2019 | 10:41

Federata Shqiptare e Futbollit e ka kontaktuar boshnjakun Safet Susiq për trajner të ri të kombëtares kuqezi.

63-vjeçari, i cili ka qenë pushim për disa muaj që prej largimit nga stoli i skuadrës turke Akhisar, ka lënë mundësinë e hapur për të qenë pasardhës i Christian Panuccit.

“Nuk ka asgjë konkrete. Kam një shok në Paris që është këshilltar futbolli dhe krahu i djathtë i presidentit të FShF-së me të cilin takohem shpesh. Por, nuk ka asgjë për t’u thënë për momentin. Jam gati të bisedoj, pasi aktualisht jam një trajner i lirë, por vetëm nëse ka diçka serioze”, ka thënë Susiq. Trajneri veteran e ka drejtuar më parë, për pesë vjet me radhë, kombëtaren boshnjake, kurse ka qenë në bankinë në kualifikueset e Evropianit 2012, në barazimin 1-1 në stadiumin “Qemal Stafa”, si dhe kur Bosnja fitoi 2-0 ndaj Shqipërisë në qershor të vitit 2011 në shtëpi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës,…