Fundjavë e ‘nxehtë’ në elitën e futbollit të Kosovës
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë më ndeshjet e xhiros së 30-të.
Kjo xhiro e cila pritet të sjellë disa duele të forta dhe tejet të rëndësishme nis të shtunën pasdite me dy sfidat e para.
Dueli mes Prishtinës së Re dhe Drenicës e cila nis në orën 15:00, hap ndeshjet e kësaj fundjavë.
Po të njëjtën ditë, në mbrëmje nga ora 20:00, zhvillohet derbi i madh mes Prishtina dhe Gjilani, një duel që është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Të dielën, nga ora 15:00, Drita do të jetë nikoqire e Llapi në Gjilan.
Në po të njëjtën ditë zhvillohen edhe dy përballje të tjera: Ballkani – Ferizaj dhe Dukagjini – Malisheva.
Xhiroja e 30-të pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në renditjen e kampionatit, teksa skuadrat hyjnë në fazën vendimtare të sezonit. /RTKlive/
Superliga /Java e 30-të
Të shtunën takohen:
Prishtina e Re-Drenica
Prishtina-Gjilani
Të dielën takohen:
Ballkani-Ferizaj
Drita-Llapi
Dukagjini-Malisheva
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00, përveç duelit mes Prishtinës dhe Gjilanit që luhet nga ora 20:00.



