Fury: Mposhti Wilderin, brenda vitit edhe Joshuan

03 shtator 2021 | 19:09

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se dëshiron t’i japë fund rivalitetit me patriotin e tij Anthony Joshua.

Ky i fundit mban titujt kampionë bote të kategorive IBF, WBA e WBO në peshën e rëndë. Të dy boksierët do të duelojnë këtë vjeshtë, Joshua ndaj Usyk më 25 shtator dhe Fury ndaj Wilderit më 9 tetor. Fury u shpreh se për të, dueli i tretë ndaj Wilderit ka për të qenë shumë i lehtë, ndaj ai shpreson të përballet me Joshuan që në dhjetor të këtij viti.

“Do të përpiqem që të sigurojmë duelin me Joshuan që këtë vit. Ne e shohim Wilderin si një rival dhe kërcënim jo të madh në rast se faza përgatitore shkon ashtu si duhet. Gjërat deri më tani po shkojnë mirë, ashtu sikurse i kishim planifikuar”, ka thënë Fury për “GiveMeSport”. “Nëse gjërat vijojnë kështu, atëherë për mua Wilderi nuk është problem. Unë e kam mundur dy herë, pavarësisht se herën e parë gjyqtarët e dhanë barazim. Wilderi nuk ka asgjë për të ofruar veç një grushti të fortë. E njohim mirë dhe nuk kemi frikë nga kjo sfidë”, ka shtuar Fury.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një…