Gashi: Hetimi parlamentar për rezervat shtetërore, i domosdoshëm

21 shtator 2023 | 11:47

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar nevojën e themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.

Para deputetëve, ai ka thënë se një hetim parlamentar për këtë çështje është i domosdoshëm.

“I paraqesim Kuvendit të Kosovës propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore dhe hetimin parlamentar lidhur me keqpërdorimin e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekrete shtetërore për r furnizime të tilla”, ka thënë Gashi në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se ky hetim parlamentar duhet të ndodhë.

“Ne deputetët nënshkrues e konsiderojmë se është e domosdoshme që te kemi hetim parlament për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështje të rezervave shtetërore si dhe te propozojmë hetimin e çështjeve duke mos u kufizuar vetëm në çështjen ne vijim”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Manchester United, Andre Onana nuk e ka nisur…