Gashi: Hoti, Selmanaj dhe Veliu e kanë mirëkuptimin e plotë të LDK-së

04 prill 2021 | 17:10

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pak para nisjes se seancës për votimin e presidentit ka folur në lidhje me mosvotimin e presidentit nga ana e deputetëve Avdullah Hoti, Driton Selmanaj  dhe Agim Veliu.

Ai ka thënë se Hoti, Selmanaj dhe Veliu e kanë mirëkuptimin e plotë të LDK-së.

Gashi në një konferencë për medie ka kërkuar nga drejtuesit e Vetëvendosjes që t’i ndalin shantazhet dhe fyerjet ndaj deputetëve të LDK-së, në të kundërtën do ta rishqyrtojnë pozicionin e tyre në raport presidentin.

“Askush nuk mund t’i shantazhojnë deputetët e LDK-së për bindjet e tyre”, ka thënë Gashi, duke u shprehur kritik ndaj deklaratave të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli e ka harruar humbjen befasuese nga Besa dhe sot…