‘Nikli’ merr tri pikë ndaj Llapit

04 prill 2021 | 16:56

Feronikeli e ka harruar humbjen befasuese nga Besa dhe sot mori tri pikë të plota nga përballja me Llapin (4-0).

Klubi nga Drenasi ishte me efikas në përballje me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina dhe si rezultat i kësaj realizoi katër gola për të marrë maksimumin e pikëve.

Në fund të pjesës së parë, Marko Milickoviq shënoi golin e parë për “Niklin”, derisa në pjesën e dytë, Marko Milickoviq shfrytëzoi një asistim të Yll Hoxhës dhe realizoi për 2-0, kurse dy golat e tjerë i shënoi Marko Simonovski.

Pas kësaj ndeshje, Feronikeli ngritët në pozitën e pestë me 34 pikë të grumbulluara, kurse Llapi ka një pikë me pak dhe renditet në vendin e gjashtë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka humbur ndeshjen derbi kundër Prishtinës dhe në…