Gashi: Pushteti ka sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale

25 prill 2024 | 12:00

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se kanë pamundësuar punën që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale.

Gashi ka thënë se shumica parlamentare qëllimisht ka penguar funksionin mbikëqyrës të Kuvendit.

“Ky institucion më së paku është institucion përfaqësues, shumë pak është institucion mbikëqyrës, sepse qëllimisht kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij kuvendi, duke sabotuar çdo punë që ka të bëjë me mbikëqyrjen institucionale, njëra prej shtyllave kryesore të parlamentarizmit dhe duke rritur shkallën e mosbesueshmërisë dhe konfliktit brenda këtij institucioni”, ka thënë Gashi, raporton “Nacionale”.

Më tutje, ai ka përmendur dështimet e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

“Ka krijuar situatë kur flasim për problemet e vendit tonë, tu referohemi institucioneve të huaja, është pamundësuar puna e komisionit hetimore për rezervat shtetërore për gjashtë muaj qëllimisht, është pamundësuar themelimi i disa komisioneve hetimore qëllimisht, është pamundësuar themelimi i komisionit hetimor parlamentar për të hetuar lidhur me djegiet dhe zhdukjen në Qendrën e Mjekësisë Ligjore. Ky është parlamenti që ju udhëhiqni, kjo është shumica parlamentare që ju keni”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerat Deliu-Kodra, ka…