Gastronomët kërkojnë lehtësimin e masave anti-Covid

11 tetor 2021 | 23:10

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar për shkak të mos heqjes së masave kufizuese.

Në një postim në “Facebook”, gastronomët thonë se masat aktuale për veprimtarinë e bizneseve duhet të lehtësohen.

Masat duhet të lehtësohen, gjendja epidemiologjike është stabile, procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, gjithsesi duke vazhduar me kontroll ndaj klientëve tanë. Rrjedhimisht, orari i funksionimit të bizneseve duhet të bëhet në pajtim me rregulloret komunale për orarin e punës së bizneseve, shfrytëzimi i kapaciteteve të brendshme duhet të rritet, ora policore duhet të hiqet”, thuhet në reagim.

Për më tepër, gastronomët konsiderojnë se masat aktuale nuk kanë efekt në uljen e rasteve të reja me koronavirus.

Kjo shoqatë i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një takim të përbashkët në të cilin do të arrihej një zgjidhje adekuate për masat aktuale.

Sipas masave aktuale kundërCOVID-19, aktiviteti i gastronomisë lejohet deri në 21:30, ndërsa lëvizja e qytetarëve kufizohet nga ora 22:00-05:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Skenderajt dhe njëherësh kandidat edhe për një…