Gattuso e dëshiron Hysajn te Valencia

21 korrik 2022 | 11:38

Mbrojtësi Elseid Hysaj mund të transferohet në La Liga. Mediumi italian “La Repubblica” raporton se përfaqësuesi shqiptar ka përfunduar në radar të Valencias.

Trajneri Gennaro Gattuso kishte punuar me mbrojtësin e krahut në kohën kur e udhëhiqte Napolin dhe tash dëshiron ta ketë atë në dispozicion në ekipin bardh e zi.

Natyrisht, nevojitet një ofertë e kënaqshme për Lazion për ta liruar mbrojtësin e djathtë, i cili mund të luajë edhe në të majtë, e të cilin Gattuso e vlerëson shumë.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do ta bëjë Valencia, ndërsa Hysaj nuk është më lojtar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizio Sarri. Futbollisti shqiptar do ta provonte me kënaqësi një eksperiencë të re në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare, e…