Gazetari që bëri intervistën e famshme me Ronaldon: Largimi i CR7, më i keqi i historisë

06 prill 2023 | 13:01

Gazetari anglez, Piers Morgan iu kthye kritikave të ashpra ndaj vendimit të trajnerit Erik Ten Hag për të hequr Cristiano Ronaldon dhe për të vënë bast me holandezin Wout Weghorts në sulmin e Manchester United.

“Dy gola të tjerë për Cristiano Ronaldon (në fitoren e fundit nw Al Nassr), njëri prej tyre i mrekullueshëm, dhe kjo tregon sërish se vendimi për ta shkëmbyer me Wout Weghorts ishte një nga më të këqijtë në historinë e futbollit”, ka deklaruar gazetari në rrjetet sociale.

Sulmuesi holandez mbërriti në merkaton e dimrit në Manchester dhe ka luajtur 19 ndeshje radhazi, por ende nuk ka shënuar në Premier Ligë. Weghorst ka gjetur dy herë rrjetën, por në garat e tjera. Ronaldo në ndeshjet me Al Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata që e përcjellin NBA në vendin tonë, moti –…