Gentian Mezani e ka besimin e Gjilanit

01 maj 2019 | 11:21

Skuadra e Gjilanit ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi për medie se trajneri aktual, Gentian Mezani e ka besimin e plotë të kryesisë së klubit.

Trajneri nga Shqipëria do të vazhdon të drejton skuadrën e Gjilanit edhe në të ardhmen.

“SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër medie dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentian Mezani, do të largohet nga klubi dhe t’ia lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër. Këto informata janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Kryetrajneri i klubit, Gentian Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit. Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam t’i hedhim poshtë informatat e publikuara nga disa medie”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e proceseve zgjedhore kanë ftuar subjektet politike që ta…