Georgina Rodriguez flirton me Leo Messin? “Mos i trego Cristianos”

16 nëntor 2021 | 14:11

Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, i ka habitur të gjithë fansat e saj me komentin që ka lënë në një foto të Leo Messit të postuar në “Facebook”.

Futbollisti i famshëm ka postuar një foto nga stërvitja, teksa shijon rrezet e diellit. Ndërkohë e dashura e Cristiano Ronaldos, duket se nuk ka ngurruar që të komentojë në pozën e marrë nga rivali më i madh i partnerit të saj.

Modelja 27-vjeçare fillimisht ka komentuar me emoji flake dhe më pas me humor ka shkruar: “Ok, mos i trego Cristianos”.

Ndërkohë menjëherë ndjekësit e Messit kanë reaguar në komentin e Georginës, duke thënë se mund të mos jetë profili i saj zyrtar, por dikush tjetër që shkruan në emrin e saj.

Nga ana tjetër, ka shumë fansa që mendojnë se është ajo dhe e kritikojnë se si mund të bëjë një koment të tillë për rivalin e Ronaldos. Por një vajzë i del në mbrojtje dhe shkruan se “ajo është humane dhe nuk ka nevojë që dikush të aprovojë se çfarë të bëjë apo të shkruaj”.

Nga ana tjetër kujtojmë që Cristiano Ronaldo dhe bukuroshja brune janë sërish në pritje të binjakëve dhe lajmin e kanë bërë të ditur pak kohë më parë.

“I lumtur t’ju lajmëroj se do bëhemi me binjakë. Zemrat tona janë mbushur me dashuri – mezi pres t’ju takoj”, shkruante Cristiano në “Instagram”.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë bashkë, binjakët Eva dhe Mateo. Futbollisti është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë, Cristiano Jr dhe Alana.

“Mos i trego Cristianos”, Georgina Rodriguez flirton me Leo Messin?“Mos i trego Cristianos”, Georgina Rodriguez flirton me Leo Messin?“Mos i trego Cristianos”, Georgina Rodriguez flirton me Leo Messin?“Mos i trego Cristianos”, Georgina Rodriguez flirton me Leo Messin?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Autoritetet gjermane pezullojnë certifikimin për ‘Nord Stream II’”, njofton shkurt…