Gërvalla arsyeton “fshehjen” e shpenzimeve të Prindon Sadriut: Shpenzimet s’mund t’i ndajmë veç e veç

26 korrik 2022 | 11:51

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se publikimi i shpenzimeve të ish të ngarkuarit si shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, Prindon Sadriut, ka qenë i pamundur për ministrinë.

Sipas Gërvallës, Ministria e Punëve të Jashtme ka mungesë të kapaciteteve për trajtimin e rasteve të shpenzimeve të secilit mision “veç e veç”.

Në një konferencë për media në Prishtinë të martën, Gërvalla ka deklaruar se shpenzimet do të publikohen si të plotë, në një periudhë afat-shkurtër kohore.

“Ne kemi pasur një kërkesë. Ministria e Punëve të Jashtme, shpenzimet e misioneve i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht. Nuk kemi kapacitetin sa i përket personelit momentalisht, prandaj edhe reforma në këtë institucion është edhe më e nevojshme. Shpenzimet nuk mund t’i ndajmë veç e veç”, tha Gërvalla.

Ajo premtoi se do të publikohen shpenzimet e secilit mision diplomatik të shtetit. “Unë mendoj që është diçka logjike dhe e thjeshtë: nuk kemi asnjë lloj interesimi që të mbajmë fshehur shpenzimet e askujt”, tha ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme u ghobit me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për shkak të mos ofrimit të qasjes në dokumente publike ndaj portalit Insajderi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…