Gërvalla nënshkruan memorandum bashkëpunimi me shefin e AKI-së

27 maj 2022 | 16:33

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka shkuar në zyrat e Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për t’u zotuar për bashkëpunim me këtë institucion.

Nuk dihet nëse deri tash ka funksionuar bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe AKI-së.

Janë hedhur dyshime se AKI-ja nuk e ka verifikuar profilin e Martin Berishajt, para se ai të emërohej ambasador.

Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të premten se është nënshkruar një memorandum i bashkëpunimit në mes të ministres Gërvalla dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.

Sipas njoftimit, “ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”.

“Sot në objektin qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla- Schwarz dhe drejtorit të AKI-së z. Petrit Ajeti. Ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”, ka njoftuar MPJD-ja.

Më herët është thënë se MPJD-ja ka një vendim, sipas së cilit i kërkohet AKI-së të verifikojë profilet e personave që emërohen në misione diplomatike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse sot në konferencë…