Giresse para ndeshjes me Greqinë: Nuk është finale

11 qershor 2022 | 21:06

Kosova do të masë forcat me Greqinë në transfertë të dielën në orën 20.45, në sfidën që vlen për Nations League.

Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i Dardanëve, Alain Giresse. Tekniku u mundua të largojë presionin nga skuadra duke thënë se është një ndeshje e madhe, por jo finale.

“Mungesat? Deri më tani kemi pasur shumë probleme me lëndime e suspendime. Megjithatë, duhet të vazhdojmë dhe të tregojmë lojë të mirë në ndeshjen e së dielës. Kemi pasur probleme por shpresoj të mos i kemi në ndeshjet tjera të radhës.Ne jemi këtu me këtë numër të futbollistëve që kemi. E kemi obligim që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi në dispozicion

Ndeshja? Është një ndeshje e vështirë dhe Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje e madhe. Dhe një fitore eventuale në këtë takim sigurisht që do të rriste ambiciet tona ta fitojmë grupin” – tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër Kosova do të luaj njërën ndër ndeshjet më vendimtare…