Girona mposhti Barcelonën

10 dhjetor 2023 | 23:11

Girona nuk ka të ndalur pasi ka mposhtur edhe Barcelonën mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-4.

Në pjesën e parë, Girona kaloi në avantazh në minutën e 12’ me anë të Dovbyk, por Barcelona barazoi pak minuta më vonë me sulmuesin polak, Robert Lewandowski. Megjithatë, miqtë rigjejnë përsëri epërsinë, pasi në minutën e 40’ Guiterrez çon rezultatin në 1-2.

Në pjesën e dytë mendohej se do të kishte një reagim nga katalanasit, por nuk rezultoi kështu.

Girona i vendosi kapakun ndeshjes në minutën e 80’, kur Valery shënoi edhe golin e tretë. Më pas, Barcelona ngushton rezultatin me Gundogan, në minutëne 92′, por Girona reagon përsëri dhe shënon golin e katërt në minutën e 95′ me Stuani.

Me këtë tre pikësh të fituar këtë mbrëmje, Girona renditet në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e katërt me 34 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka ftuar presidentin e…