Gjashtë vite nga shpallja e pafajësisë se Haradinajt dhe Brahimajt

29 nëntor 2018 | 15:29

Sot janë bërë gjashtë vite kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kishte shpallur të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të  Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish-bashkëluftëtarin e tij Lahi Brahimaj.

Ky i fundit ka shpërndarë në profilin e vet në “Facebook” një status të cilin e kishte shkruar tri vite më parë.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në atë kohë vërtetoi edhe njëherë pafajësinë e tyre duke i treguar gjithë botës se ata kanë bërë luftë të pastër dhe të drejt.

“Dyshimet për këto akuza dhe për luftën e UÇK-së janë mbyllur njëherë e përgjithmonë sot tre vite me parë.  Lufta dhe sakrifica jonë për liri ishte e drejt dhe as sot e as kurrë nuk mund të përlyhet nga askush”, kishte shkruar Brahimaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta britanike “The Telegraph” ia ka kushtuar një artikull rrugëtimit…