
Gjendet i vdekur një person në Leposaviq, kishte humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë
29 prill 2020
| 12:41
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branislav Radoviq, ka konfirmuar se të martën gjatë ditës është gjetur një trup i pajetë në një fshat të Leposaviqit.
Trupi i viktimës është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë ku jetonte.
Radoviqi ka treguar se personi që është gjetur i vdekur ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij, derisa ka shpjeguar se viktima ka pasur një plagë me armë zjarri në gjoks. /Kosovo Online/