Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Durrësit

13 nëntor 2023 | 14:11

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në plazhin e Durrësit në sektorin “Iliria” mesditën e sotme. Kufoma është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar forcat e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.

Ndërkohë, policia është duke punuar për ta identifikuar viktimën. Deri tani nuk ka denoncime në Policinë e Durrësit për persona të zhdukur apo për të humbur me karakteristikat e gruas së vdekur që është gjetur në zonën e plazhit. /tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund javë u zhvillua xhiro e gjashtë e Superligës…