Gjenerallejtënant Rama: Synojmë anëtarësimin e FSK-së në NATO

26 dhjetor 2018 | 17:48

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” me temën: “Të arriturat e përgjithshme të FSK-së, transformimi si dhe e ardhmja e FSK-së”.

Gjenerallejtënant Rama, pasi ka uruar të pranishmit për formimin e ushtrisë, ka falënderuar ushtarët dhe oficerët të FSK-së, partnerët strategjik, veçanërisht ShBA-në për angazhimin e tyre në këtë proces.

Po ashtu, Rama ka falënderuar ata që kanë kontribuuar më së shumti për të ardhur deri të ushtria, siç janë: dëshmorët e rënë, familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e UÇK-së.

Më tutje, Rama ka thënë se synimi i tyre është që FSK-ja me mision të ri, në të ardhmen të jetë forcë paqeruajtëse.

Gjenerallejtënant Rama ka thënë se nuk është qëllimi ynë ta rrezikojnë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, sipas tij kanë pasur edhe angazhime njoftuese në kryeqytet më të mëdha evropiane për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Objektiv i ynë është të jemi pjesë e strukturave të NATO-s, dhe jemi duke e ndërtuar FSK-në mbi bazën e standardeve të NATO-s”, ka thënë Rama.

Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, Rama ka thënë se ushtarët e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si: ShBA-në, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoninë, Kroacinë, Turqinë, Shqipërinë, etj.

“Këto rezultate janë arritur vetëm falë përkushtimit, disiplinës dhe punës këmbëngulëse. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n, ne kemi një ekip këshillues në FSK, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e standardeve të NATO-s”, ka thënë Rama, duke shtruar se me KFOR-in do të marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain sheh një rreze drite në fund të tunelit,…