Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

27 shkurt 2024 | 13:23

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është kundër sugjerimeve që vendet evropiane dhe anëtarët e aleancës së NATO-s të dërgonin trupa tokësore në Ukrainë.

Kjo vjen një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, e kishte lënë të hapur mundësinë për t’u realizuar kjo çështje.

“Edhe një herë, në një debat shumë të mirë, u diskutua se ajo që u ra dakord që në fillim mes nesh vlen edhe për të ardhmen, domethënë se nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”, ka thënë Scholz.

Hungaria nuk është e gatshme të dërgojë armë ose trupa në Ukrainë dhe ky qëndrim është “i fortë”, tha ministri i Jashtëm i vendit, Peter Szijjarto, në një deklaratë të martën.

Kryeministri i Suedisë ka përjashtuar gjithashtu dërgimin e trupave në Ukrainë, për momentin, ashtu siç thanë edhe liderët e Polonisë dhe Republikës Çeke, shkruan “The Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel kanë përfunduar takimet e ndara në mes të…