Gjigantët anglezë vihen pas Leroy Sane

07 gusht 2022 | 11:57

Leroy Sane mund të rikthehet në Premier League, nëse Bayern Munich do të pranojë ta shesë sulmuesin anësor të marrë nga City për 50 milionë euro.

Ditët e fundit ka pasur disa zëra për një interesim të Liverpool për shërbimet e Sane, ndërkohë që tani raportohet se ka garë dyshe.

Edhe Manchester United synon ta marrë sulmuesin nga bavarezët. Për Sane do të ishte një rikthim në Manchester, pas eksperiencës me kampionët e City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i Ilirëve ka…