Gjilani konfirmon largimin e katër futbollistëve

02 shkurt 2023 | 10:50

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar largimin e katër futbollistëve. Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa nuk do mbrojnë ngjyrat e klubit nga Anamorava.

“Klubi falënderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Sport Club Gjilani sezonin vjeshtor në Superligë e mbylli në pozitën e katërt me 27 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini i Klinës ka zyrtarizuar dy transferimet e reja në…