Gjilani ndan pikët me Ballkanin, Trepça ’89 mposhti Llapin

24 shkurt 2021 | 15:00

Derbi tjetër i elitës mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në minutën e 76-të, Mevlan Zeka nga gjuajtja e lirë e kaloi në epërsi skuadrën mysafire 0-1, por vendasit u rikthyen shpejtë në lojë dhe e barazuan rezultatin pas dy minutave me golin e shënuar nga Darko Nikaq.

Në fund të ndeshjes u akordua penallti për skuadrën e Ballkanit, por me pas gjyqtarët vendosën për anulimin  saj.

Fitore shumë të rëndësishme sot ka shënuar edhe Trepça ’89 në përballje me Llapin (1-0). Golin e fitores për skuadrën mitrovicase e shënoi Mohamed Darwish, në fund të pjesës së parë.

/Epoka e re/

Prishtina ia ‘terron’ edhe një herë Dritës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina për herë të tretë rresht brenda pak javësh…