Gjilani rrënon një objekt pa leje në pronën komunale

27 mars 2019 | 15:34

Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit, ka bërë rrënimin e objektit të ndërtuar në pronën komunale në lagjen “Arbëria”.

Kjo komunë ka theksuar se do të vazhdojë me rrënimin e të gjitha ndërtimeve -uzurpimeve të pronës komunale.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka potencuar se uzurpimi i pronës komunale dhe ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë që krahas kësaj çdo shkelës i këtyre rregullave, përpos rrënimit mund të përballet edhe me organet e drejtësisë.

“Sot jemi në lagjen ‘Arbëria’ ku kemi bërë rrënimin e objektit i cili po ndërtohej në pronë publike. Në këtë hapësirë do të bëhet ndërtimi i stadiumit ndihmës të futbollit. Mirëpo, krahas këtij veprimi të ndërmarrë ndaj këtij objekti, inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe po zbatojnë detyrën zyrtare konform ligjit, duke bërë shiritime, procesverbale, ndërprerje të punimeve e deri te rrënimet sikur rasti i sotëm”, ka thënë Rushiti.

Ai ka apeluar të të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent, sepse blerja e pronës komunale nga kushdo qoftë apo edhe investimi në ndërtim, janë vepra penale dhe përpos humbjeve të tyre materiale, çdo shkelës do të përballet me organet e drejtësisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Ministria e Tregtisë dhe…