Gjilani shënon fitoren e parë

16 shtator 2023 | 19:20

Gjilani ka shënuar fitoren e parë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll. Të udhëhequrit e trajnerit Gentian Mezani, kanë fituar përballë atyre të Senad Alirifës së Malishevës.

Gjilani mposhti Malishevën me rezultatin 1:0 të shtunën, me golin e vetëm që e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 55-të, me asistim të Oliton Bilallit.

Ndeshja u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Gjilani me këtë fitore tani ka katër pikë në po aq ndeshje të luajtura. Malisheva mbetet me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani luan në udhëtim te Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti në Podujevë”.

Malisheva do të jetë sërish në udhëtim, por do të ketë punë më të vështirë. Luan në Suharekë kundër kampionit në fuqi të Kosovës, Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushë Kosova e ka ndalur Dritën në barazim 1:1, në…