Gjilani transferon ish-lojtarin e Bursasporit dhe Fenerbahçes

05 shkurt 2020 | 14:15

Skuadra e Gjilanit ka bërë sot një transferim bombastik. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Bursasporit dhe Fenerbahçes, Fatlind Azizi.

Fotografia e SC Gjilani

“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion. Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjve të Bursaspor dhe Fenerbahçes. Përvoja e tij në kampionatin e të rinjve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Fotografia e SC Gjilani

Skuadra nga Anamorava është njëra nga favoritet në garën për titull, kurse është kualifikuar edhe në çerekfinale të Kupës ku përballë do ta ketë Drenicën.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të angazhimeve në detyrën e re,…