Gjilani transferon Krivanjevan

21 qershor 2022 | 12:26

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dy vjeçare me futbollistin Besart Krivanjeva. Ky i fundit edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Engatias, derisa ka përvojë edhe në kampionatin maqedonas.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi. 26-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e klubit nga Anamorava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 3 vota…