Gjimshiti, pas operacionit: Faleminderit për mbështetjen, sonte bëj tifo nga shtëpia

12 tetor 2021 | 14:30

Berat Gjimshiti do të jetë padyshim mungesa më e madhe për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë.

Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në krah në ndeshjen ku Shqipëria arriti një fitore historike 0-1 në stadiumin “Puskas Arena” kundër Hungarisë.

Pas operacionit që shkoi gjithçka mirë ditën e djeshme në Torinos, sot Gjimshiti ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë.

Postimi i Gjimshitit pa ndërhyrje:

Ju falenderoj te gjithve per mbeshtetjen ne ditet e fundit ❤️❤️
Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa me shpejt ne fushe ??
Sonte do bej tifo nga shtëpia dhe i uroj shume fat shokëve të skuadrës?❤️?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës dhe kandidat edhe për…