Gjithçka që duhet të dini rreth Grupit B

15 shkurt 2021 | 14:40

Në Prishtinë do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Ky ishte vendimi i Bordit të FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme shtëpisë së basketbollit të Kosovës. Katër shtete do të zhvillojnë ndeshjet vendimtare se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Nga grupi do të kualifikohen dy vendet e para. Islanda është në vendin e parë me tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, kurse Luksemburgu një fitore dhe tri humbje.

“Dardanët” nëse shënojnë fitore në dy përballet e ardhshme, ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë, do të kualifikohen tutje. Kosova e nisi kampanjën me dy fitore, përballë Islandës dhe Luksemburgut, por në nëntor pësoi dy humbje, nga Sllovakia dhe Islanda. Kombëtaret kanë filluar të vendosen në Prishtinë dhe deri më 20 shkurt do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Grupi B

Rezultatet dhe orari

Sllovakia-Luksemburgu          73:65
Kosova-Islanda                         80:78
Luksemburgu-Kosova             80:84
Islanda-Sllovakia                     83:74
Islanda-Luksemburgu            90:76
Sllovakia-Kosova                     91:67
Islanda-Kosova                        86:62
Luksemburgu-Sllovakia         77:73

18 shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu

20 shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri…