Gjykata e Apelit ka zgjidhur 145 lëndë për korrupsion

02 prill 2018 | 18:44

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar të hënën se për të gjitha ato raste në të cilat ka prova për vepra korruptive, kryerësit do të dënohen me burgim.

Ai ka deklaruar se Gjykata e Apelit në vitin e kaluar, nga 161 lëndë, ka zgjidhur 145 prej tyre.

“Në 2017-n kemi pasur 161 lëndë për korrupsion, 145 i kemi kryer, kurse 16 i kemi bartur. Nga to këtë vit i kemi përfunduar 11 dhe kanë mbetur edhe 5 lëndë që do të kryhen brenda muajit”, ka thënë Shala në konferencën e organizuar nga BIRN dhe “Internews Kosova”, ku janë prezantuar gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shenjëstruara për liberalizimin e vizave siç ka transmetuar emisioni “Drejtësia në Kosovë”.

Në pyetjen nëse do të shkojnë njerëz në burg, ai ka thënë se “do të shkojë në burg ai që e meriton dhe ai që vërtetohet se ka kryer vepër penale”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetar i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, prokurori dhe koordinatori i KPK-së, Reshat Millaku.

Pjesëmarrës ishin edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shenjëstruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavusoglu, ka thënë se Kosova e…