Gjykata shpëton Valbonën nga hidrocentralet

01 gusht 2021 | 00:52

Gjykata e Lartë në Shqipëri pezullon punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë pezullon kontratën e koncesionit për projektin e ndërtimit dhe operimit të dy hidrocentraleve “Dragobia” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe shoqërisë “Gener 2” shpk.

Pezullimi i kontratës do të bëhet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.

Vendimi është marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë me përparësi, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve rekursin e veçantë të paraqitur nga pala paditëse.

“Vlerësohet se jemi në kushtet e ekzistencës së dyshimeve serioze se lejimi i realizimit të mëtejshëm dhe zbatimit të akteve dhe veprimeve administrative, konkretisht kontratës së koncensionit dhe shtesave të saj, lejes mjedisore, lejes për përdorim rezerve ujore për prodhim energjie për projektin “HEC Dragobia”, lejes zhvillimore komplekse dhe lejes së ndërtimit, me qëllim ndërtimin, funksionimin dhe shfrytëzimin e projektit “HEC Dragobia”, përligjin plotësisht vendosjen e masës së sigurimit të padisë, me qëllim parandalimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme deri në fazën e marrjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me themelin e çështjes objekt gjykimi.”

Vendimi me nr 00-2021-1177 datë 21.07.2021 lidhur me rekursin e veçantë të regjistruar me datë 02.07.2021 pranë kësaj gjykate, mbi vendimin e ndërmjetëm për sigurimin e padisë të 27 banorëve të Njësisë Administrative Margegaj dhe shoqatës “Toka”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vjen pas një beteje më shumë se 5 vjeçare të banorëve të Valbonës dhe shoqatës së tyre “Toka” të përfaqësuar nga Chatherin Bohne, një amerikane e martuar në Valbonë. 

Lejet për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë pjesë të Alpeve të Shqipërisë u dhanë nga qeveria Berisha, por ato nuk u anuluan nga qeveria Rama

Në vitin 2017 banorët e Valbonës i kërkuan gjykatës që të anulojë vendimin e qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve. 

Ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Tropojës vendosi të pushojë padinë për ndërtimin e HEC-eve në lumin Valbonë, vendim ky që u cilësua nga banorët dhe shoqata e tyre “Toka” si i padrejtë dhe në kundërshrim me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur një zjarr i egër u përhap në fshatin e…