Gliha: Për rezultat pozitiv duhet të jemi inteligjentë

17 nëntor 2023 | 23:22

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e motivuar pas fitores ndaj Izraelit të shtunën do të kërkojë edhe një tjetër rezultat pozitiv ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur përzgjedhësi Primozh Gliha, i cili ka deklaruar se nëse Kosova dëshiron një rezultat pozitiv, atëherë futbollistët duhet të jenë shumë inteligjentë për faktin se përballë e kanë një kundërshtar të fortë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Edhe pse në Prishtinë luajtëm baras, ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne e mposhtëm Izraelin, por izraelitët treguan se janë të fortë pasi barazuan me Zvicrën. Presioni do të jetë shumë i madh pasi do të kemi përkrahje të madhe të publikut. Nëse duam të arrijmë rezultat pozitiv, duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të dimë si të luajmë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë. Tani jemi në një situatë ku kemi pak gjasa. Por, kjo nuk ndryshon asgjë pasi jam shumë i fokusuar te ndeshja me Zvicrën sikurse ndaj çdo kundërshtari tjetër”, ka thënë Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kuqezi u kualifikua për në Euro 2024 dhe me…